0.9 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

MAPL e refuzon kërkesën e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit në Gjilan

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal atje.

Kjo u bë e ditur nga asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gentrit Murseli.

Murseli tha se zyrtarisht MAPL-ja ka refuzuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në organin legjislativ të kësaj komune.

“Kryetar, ky është apel publik! Për hir të qytetarëve, pranoni shqyrtimin e kërkesave të partive opozitare dhe ofroni një zgjidhje për dalje nga kjo situatë që nuk i sjell dobi askujt”, tha Murseli transmeton Klankosova.tv

Ai theksoi se kjo kërkesë është joligjore.

“Kërkesa joligjore për shpërbërjen e Kuvendit ka vërtetuar dështimin tuaj për zgjidhjen e çështjeve përmes kompromisit. Andaj, reflektoni!”, theksoi ai në mesazhin e drejtuar të parit të Gjilanit.

Asamblisti i LDK-së, bëri thirrje që të veprohet menjëherë.

“Sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet tuaja politike”, tha ndër të tjera kuvendari i opozitës transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img