Kostas Manolas ka befasuar duke deklaruar se Zlatan Ibrahimovic është kundërshtar më i fortë për t’u mbuluar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Mbrojtësi i Romës ka thënë se sulmuesi suedez, në kohën kur ishte anëtar i Paris Saint-Germain i krijoi më shumë telashe se Messi.
“Ibrahimovic, e kam takuar kur ishte në PSG”, u shpreh Manolas për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“I gjatë, i shpejtë, fuqi dhe teknikë në kontrollin e topit, ishte më i fortë edhe se Messi”, theksoi ai.