Nëse dikujt Porsche 911 GT2 RS nga gjenerata 991 i duket pamjaftueshëm i frikshëm, zgjidhja vjen nga tuneri i njohur Manhart Performance.
Manhart ka përgatitur një paketë të quajtur TR 950, që rrit fuqinë e motorit 3.8-litër 6-cilindërsh në 979 kuaj/fuqi dhe 1,085 Nm moment rrotullimi.
Kjo është më shumë se 100 kuaj/fuqi krahasuar me 918 Spyder, që ka sistemin e tërheqjes në të katër rrotat, ndërsa në modelin GT2 RS fuqia transmetohet në rrotat e pasme.
Motori është i lidhur me një transmision PDK shtatë-shpejtësor, për të cilin Manhart ka përgatitur një softuer të ri. GT2 RS standarde arrin nga 0 deri në 100 km/h për 2.8 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 340 km/h, kështu që modeli i tunuar ka sigurisht performanca edhe më të mira.
Një pjesë e paketës TR950 të Manhart janë amortizuesit dhe sprinat e rinj, goma Continental SportContact 7 dhe frenat karbon-keramikë.
Si opsion, mund të merren splitera karbonë ose intake të rinj për difuzorin e pasmë.