3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mane mori një gjobë rekord nga Bayerni, Sane e shpëtoi atë nga pasoja shumë më të rënda

Sadio Mane thuhet se u gjobit me 500 mijë euro pasi sulmoi fizikisht shokun e skuadrës Leroy Sane, i cili e fali senegalezin për momentin e tij të çmendurisë dhe nuk donte që klubi t’i prishte kontratën.

Situata aspak e mirë te Bayern Munichu, me Manen që goditi me grusht Sanen, kishte pushtuar çdo medium evropian dhe botëror në ditët e fundit.

Megjithatë, pas disa takimeve të mërkurën dhe enjten, drejtuesit e Bavarezëve vendosen ta pezullojnë ish-sulmuesin e Liverpoolit.

Por, kjo tani thuhet se nuk është e tëra, pasi Mane ka marrë edhe dënim.

Përveç pezullimit deri në një njoftim të dytë, Mane ka marrë edhe një gjobë, e cila sigurisht është një nga më të mëdhatë në historinë e Bundesligës, por që nuk do të jetë shumë e vështirë për të duke qenë se fiton mbi 20 milionë euro në vit.

Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni e ka gjobit me 500 mijë euro Manen pas grushtit ndaj Sanes.

Në të njëjtën kohë, gjatë bisedës me drejtuesit e klubit, Sane ka thënë se nuk dëshiron që Mane të dënohet më rëndë dhe ka hedhur poshtë mundësinë e ndërprerjes së kontratës me senegalezin.

Bild shkruan gjithashtu se, nëse Mane tregon pendim, ai mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e kthimit kundër Manchester City të mërkurën.

Në fund Mane u pezullua, por e ardhmja e tij në klub nuk është aspak në rrezik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img