1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mane mori dënimin e dytë më të madhe në historinë e futbollit, por rekordi është ende i paarritshëm

Sulmuesi senegalez Sadio Mane u gjobit me 500 mijë euro pasi sulmoi fizikisht bashkëlojtarin Leroy Sane, por kjo nuk është gjoba më e madhe në historinë e futbollit.

Pronari i këtij rekordi famëkeq është Cristiano Ronaldo, i cili u sanksionua nga Manchester United vitin e kaluar me afërsisht 1.1 milionë euro, pasi refuzoi të shkonte në ndeshjen kundër Tottenhamit dhe u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes.

Përveç pezullimit deri në një njoftim të dytë, Mane ka marrë edhe një gjobë, e cila është një rekord në historinë e Bundesligës gjermane, por që nuk do të jetë shumë e vështirë për të duke qenë se fiton mbi 20 milionë euro në vit.

Në të njëjtën kohë, gjatë bisedës me drejtuesit e klubit, Leroy Sane ka thënë se nuk dëshiron që Mane të dënohet më rëndë dhe ka hedhur poshtë mundësinë e ndërprerjes së kontratës me senegalezin.

Bild shkruan gjithashtu se, nëse Mane tregon pendim dhe ai mund të rikthehet në skuadër për ndeshjen e kthimit kundër Manchester City të mërkurën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img