Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Tiroli Jugor është një shembull për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se veriu i Kosovës është i shtetit të Kosovës dhe se palët duhet të shohin kah e ardhmja në mënyrë që të ketë paqe dhe prosperitet.
“Ne i shohim procesin e dialogut që ka ardhur në një qorrsokak dhe siç po duket Kosova është në pozitë për të ofruar diçka. Ndërsa për dekada Serbia ka qenë ajo që nuk ka ofruar asgjë”.
“Për këtë arsye them që gjërat duhet të vendosen në të njëjtën faqe. Tani për tani nevojiten zgjidhje në veri”.
“Si austriak unë gjithmonë e theksoj se shembulli i Tirolit Jugor në Itali do të ishte një shembull i mirë”.
“Veriu është pjesë e Kosovës, por dikush duhet të imagjinojë të ardhmen në mënyrë që të jetojmë në paqe dhe prosperitet dhe këtë të gjithë e dëshirojmë”.