7.7 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Mandl: PE dhe KE janë shumë në favor të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kritikuar masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke u shprehur se janë të padrejta, dhe vendosja e tyre është një hap që nuk ka kuptim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, vuajtjet e popullit të Kosovës dhe procesi i gjatë i integrimit evropian, i cili ka pasur pengesa të shumta, duhet të merreshin parasysh.

“Që nga fillimi kam qenë kundër këtyre masave, kundër Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës. Kam parasysh gjithë situatën, duke pasur parasysh formën e Republikës së Kosovës, vuajtjet e popullit në të kaluarën, procesin i gjatë i integrimit evropian që duket se është ngujuar herë pas here, është pa kuptim në mendimin tim të vendosen masa kundër Republikës së Kosovës”.

“Kjo është arsyeja pse unë parlamentarisht jam kundër, por mendoj se gjithnjë e më shumë në Komisionin Evropian dhe veçanërisht në Parlamentin Evropian janë shumë më në favor të heqjes së këtyre sanksioneve, këtyre masave”, ka deklaruar ai për KosovaPress.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img