Eurodeputeti Lukas Mandl ka kritikuar BE-në për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Duke e komentuar vendimit e sotëm të Këshillit të BE-së për liberalizim për kosovarët, ai ka bërë me dije se ky veprim është shumë i vonuar.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ia ka shkruar se të gjithë duhet të pyesin veten pse disa vendime zgjasin kaq shumë.
“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE”, ka shkruar Mandl.