Site icon PrishtinaPress

Manchesteri është i kuq

Manchester United e ka fituar derbin e zjarrtë lokal ndaj Manchester Cityt.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me përmbysje 2:1 në ‘Old Trafford” në kuadër të javës së 20-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola të shënuar.

Manchester City e kishte administrimin e ndeshjes, megjithatë rastet më të mira i patën vendasit.

Marcus Rashford pati dy mundësi të arta shënimi, por që nuk arriti ta shfrytëzonte asnjërën.

E momenti i mirë për ekipin e Pep Guardiolas ishte minuta e 57-të, kur Jack Grealish u inkuadrua në vend të Phil Foden.

Tre minuta pas inkuadrimit, Jack Grealish realizoi bukur me kokë, pas asistimit të De Bruynes për ta kaluar Cityn në epërsi.

https://streamja.com/embed/RJJRR

Megjithatë, ndeshja më pas mori rrjedhë tjetër.

Manchester United gjeti forcë dhe arriti që ta përmbyste krejtësisht rezultatin për ta fituar komplet ndeshjen.

Fillimisht Bruno Fernandes realizoi në minutën e 78-të, pas asistimit nga Casemiro për ta barazuar rezultatin.

https://streamja.com/embed/bWV4B

Kurse, goli i fitores erdhi në minutën e 82-të, kur asistin e Garnachos e shfrytëzoi mjaft mirë Rashford për epilogun 2:1.

https://streamja.com/embed/QoWgV

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, një më pak se Manchester City që gjendet i dyti.

Këtë gabim të Cityt ka mundësinë që ta shfrytëzojë Arsenali, për të ikur edhe më larg në krye të tabelës.

Exit mobile version