Manchester United është duke synuar që ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës deri në fund të muajit prill.
Ralf Rangnick është trajner aktual te skuadra angleze, mirëpo ai është emëruar në këtë pozitë vetëm përkohësisht, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, krerët e klubit nga Manchesteri janë duke kërkuar të gjejnë trajnerin e ri. Sipas “DailyMail”, “Djajtë e Kuq” shpresojnë që trajnerin e ri ta zyrtarizojnë në fund të muajit të ardhshëm.
Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germainit dhe Erik ten Hag i Ajaxit janë kanidatët kryesorë, por jo të vetmit. Klubi gjithashtu thuhet se po monitoron situatën e Thomas Tuchel te Chelsea.
E ardhmja e Pochettinos te PSG-ja është në dyshim pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Argjentinasi thuhet se dëshiron që t’i bindë krerët e klubit anglez se ai duhet të jetë zgjedhja e tyre e parë.