-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Manchester City fiton për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve – kompleton tripletën

Manchester City e ka fituar për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, pasi në finale e mposhti Interin me rezultat 1-0

Ndeshja që nisi në ora 21:00, solli një lojë të kujdesshme nga të dyja anët, por Nerazzurët kishin një start befasues, pasi dilnin më shpesh përpara.

Rasti i parë serioz ishte në minutën e 27-të, kur Erling Haaland ishte afër të shënonte, mirëpo Andre Onan bëri një pritje fantastike.

36. CITY SUB | Phil Foden comes on for KDB ????

???? 0-0 ⚫️ #ManCity | #UCLfinalpic.twitter.com/WvIISJRkD8

— Manchester City (@ManCity) June 10, 2023

Më pas, Manchester Cityt pësoi një moment shokues, kur u detyruan të bënin zëvendësim të detyrueshëm, pasi Kevin de Bruyne u detyrua të lëshonte fushën.

Belgu pësoi një zgjatje të muskulit, ndërsa në vend të tij u fut Phil Foden (36’).

Interi ia doli të mbahej mirë, përkundër një dominimi të lehtë nga skuadra angleze, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte pa gola.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img