Site icon PrishtinaPress

Manchester City fiton me rikthim ndaj Bournemouth dhe kalon në gjysmëfinale të FA Cup 

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Bournemouth si mysafir me rezultat 2-1. 

Më të filluar ndeshja, Man City fitoi penallti, por nga pika e bardhë Erling Haaland nuk ia arriti të shënojë. 

Në anën tjetër, në rastin e parë të mirë, Bournemothu shënoi, kur Justin Kluivert asistoi te Evanilson që shënoi për 1-0. 

Qytetarët u ngjallën në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të bukur, Erling Haaland nga afër gjeti rrjetën për 1-1. 

Në minutën e 63-të, Man City mori epërsinë, me Omar Marmoush që shënoi për 2-1. 

Me këtë fitore, Man City kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Nottinghamin.

Exit mobile version