1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Manastiri i Deçanit: Dhuna në veri kërcënon stabilitetin e sigurinë

Manastiri i Deçanit, ka apeluar “urgjentisht” për paqe në veri të vendit, duke thënë se që nga konflikti i armatosur i vitit 1999, tensionet atje nuk kanë qenë asnjëherë më të ashpra.

Përmes një komunikate, Manastiri shpreh keqardhje për të gjithë ata që kanë pësuar lëndime e gjithashtu tha se qëndron kundër burgosjes së padrejtë të çdo individi.

“Ne gjithashtu qëndrojmë kundër burgosjes së padrejtë të çdo individi për arsye të pabaza dhe të rreme, si dhe kundër keqtrajtimit të pretenduar të tyre në ambientet e paraburgimit. Ky ka qenë një mesazh i përsëritur vazhdimisht i peshkopit tonë Teodosije dhe klerit të Kishës Ortodokse, në Kosovë në javët e fundit. Kisha jonë qëndron e palëkundur me popullin e saj dhe u bën thirrje të gjithëve që të shprehin pakënaqësinë e tyre legjitime kundër çdo padrejtësie në mënyrë paqësore dhe dinjitoze”, thuhet në komunikatë.

Manastiri i Deçanit, tha se sundimi i ligjit është thelbësor, por që nuk duhet të përdoret si pretekst për të shtypur njerëzit përmes veprimeve policore.

“Metoda të tilla, kudo në botë, në mënyrë të pashmangshme japin rezultate kundërproduktive dhe çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm. Populli ynë i meriton të drejtat e tij të plota për të jetuar në paqe dhe për të gëzuar mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e garantuara ndërkombëtarisht të dakorduara më parë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img