Site icon PrishtinaPress

Manaj: Serbia di për secilin krim në Kosovë, 950 trupa janë sjellë nga varrezat masive atje

Ramë Manaj, ish-zëvëndëskryeministër, anëtar i Komisionit për të Pagjetur,  është shprehur se është mirë që ta hapen arkivat, por sipas tij, Serbia e din secilin rast që ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij, gjithçka në kohën e luftës ka ndodhur me planifikim dhe bashkëpunim mes, siç tha ai, të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”.

“Mirë është të hapen arkivat, por Serbia e din për secilin rast veç e veç, sepse krejt çka ka ndodhë në kohën e luftës në Kosovë, ka ndodhur në mënyrën më të organizuar të mundshme, në mënyrën e planifikuar dhe në bashkëpunim, do të thoja perfekt në kuptimin negativ të fjalës, në mes të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare”, u shpreh ai./PrishtinaPress/

Exit mobile version