Manchester United në vitet e fundit po i mungon suksesi, por ata duhet të rikthehen fuqishëm.
“Djajtë e Kuq” me gjasë do të ndërrojnë pronar, pasi kanë marr një ofertë të majme nga Lindja e Mesme, përcjell “lajmi.net”.
Sipas medieve në Angli, Manchester United mund të shitet për 4 miliardë funte, ofertë kjo që vështirë se mund të refuzohet nga kryesia e klubit anglez.
Disa persona nga Arabia Saudite janë të gatshëm që të investojnë shuma të mëdha në klub, vetëm që të kthehet në majat e futbollit.