Manchester United është shumë afër ta transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona.
Mesfushori kroat nuk është në planet e skuadrës katalonase, andaj do të shitet në afatin e verës, përcjell prishtinapress.eu
Rakiticit i është bërë me dije nga Barcelona se nuk do t’i ofrojnë kontratë të re, andaj Manchester United është duke tentuar të përfitojë nga kjo situatë.
Skuadra angleze do të paguajë 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e kroatit, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet para se të përfundojë ky sezon.