United kanë triumfuar me rezultatin 0:2, në udhëtimin që konsiderohej shumë i vështirë, në ‘Stamford Bridge’.
Një nga lojtarët më të mirë në këtë takim ishte padyshim francezi Paul Pogba, i cili asistoi dhe shënoi për skuadrën e tij.
Ishte minuta e 31’ kur Ander Herrera për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Pogba, dhe me kokë tundi rrjetën për 0:1.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte vet Pogba ai i cili ndëshkoi londinezët për herë të dytë.
Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë gol tjetër. Kështu, Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA, kurse kriza për Chelsean e Maurizio Sarri vazhdon.