Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për transferimin e Lisandro Martinezit.
“Djajtë e Kuq” raportohet se tashmë kanë bërë edhe një ofertë të re dhe të përmirësuar.
Sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë për një ofertë prej 43 milionë funtesh, 5 milionë më shumë se oferta e kaluar.
Man United synon ta mbyll marrëveshjen për këtë çmim edhe me Ajaxin.
Për Martinezin interesim ka shprehur edhe Arsenali, por duket se klubi nga “Old Trafford” është më afër tij.