Site icon PrishtinaPress

Man City nis përpjekjet për ta parandaluar transferimin e Bernardo Silvas në Arabinë Saudite

Manchester City ka ofruar të përmirësojë kontratën e Bernardo Silvës në një përpjekje për të mbajtur shërbimet e portugezit.

Gjithashtu, ky është një tentim për ta parandaluar atë të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite.

I lavdëruar së fundmi nga Pep Guardiola si “një nga lojtarët më të mirë që ka stërvitur në jetë, ndonjëherë”, Silva ka fituar pesë tituj të Premier League në gjashtë sezonet e tij në futbollin anglez.

Propozimi që 28-vjeçari të ndjekë Ronaldon, Karim Benzeman, N’Golo Kante dhe Ruben Neves për t’u transferuar në Ligën Saudite Pro, synon të tregojë se shteti i Gjirit mund të sigurojë shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë të Evropës në kulmi i karrierës së tij, disa javë pasi fitoi një Ligë të parë të Kampionëve.

Exit mobile version