Manchester City e ka siguruar çerekfinalen e Kupës FA.
“Citizens” triumfuan 3:1 ndaj Plymouth në 1/8 e finales në ndeshjen që u zhvillua në “Etihad Stadium”.
Por, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në avantazh me Talovierov që shënoi në minutën e 38-të.
Por, krejt në fundin e pjesës së parë, O’Reilly barazoi shifrat pas asistit nga De Bruyne.
Ishte sërish O’Reilly që shënoi në minutën e 76 për 2:1, para se De Bruyne të vuloste ndeshjen me një gol në minutën e 90-të.