Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 30-të në Premierligë
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta dhuroi tre të tillë.
Fillimisht Mahrez shënoi për 1:0 në minutën e 53-të të ndeshjes.
Në të 65-tën, Phil Foden realizoi për 2:0 pas asistimit nga Mahrez.
Krejt në fund, Bernardo Silva e vulosi fatin e këtij takimi duke shënuar në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Manchester City tani e merr primatin në renditjen tabelare me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.
Në anën tjetër, Brighton gjendet i 10-ti me 40 pikë, pa ndonjë objektiv për të arritur.