Manchester City e ka mposhtur me rezultat minimal Brentfordin, 1-0, për të shkuar në tetë pikë me ndjekësin më të afërt, Chelsean.
Nuk ndalet Manchester City.
Të besuarit e Pep Guardiolës kanë rrëmbyer pikët e plota në ndeshjen e fundit për vitin 2-21, duke e mundur 1-0 në udhëtim Brentfordin.
Phil Foden shënoi golin e vetëm të mbrëmjes në minutën e 16’.
City kështu shfrytëzoi gabimet e Liverpoolit dhe Chelsea, Redst humbën nga Leicesteri, derisa Chelsea të mërkurën barazoi me Brigtonin.
Kështu, Pep e mbyll vitin me 50 pikë, tetë larg ndjekësit më të afërt, Bluve të Londrës.