Site icon PrishtinaPress

Maluma bëhet baba për herë të parë, publikon foto me fëmijën e tij në krah

Maluma ka treguar se ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me partneren Susana Gomez pak ditë më parë.

Ai ka publikuar disa foto ku një prej tyre shihet duke mbajtur vajzën e tij në krahë dhe duke e puthur në kokë. Në një foto tjetër shihet me partneren e tij në spital, duke mbajtur fëmijën e tyre në gjoks pas lindjes.

Në mbishkrimin e këtyre fotove ai shkruan:Më datë 9 mars ora 8:23, lindi dashuria e jetës sonë, Paris London Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet tuaja për ditëlindje. Susanna, dashuri: Faleminderit që realizove ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Të dua.

Exit mobile version