Analisti politik, Albinot Maloku, ka folur për peticionin që është nisur për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo nismë në fund mund të dështojë.
“Tani kjo iniciativë dihet mirëfilli se është për përdorim politik, edhe udhëzimin administrativ nuk po dinë ta shfrytëzojnë si duhet, edhe kjo tentativë është vetëm politike dhe përfundimin munda ta ketë huqje totale”.
I pyetur se a mund të thuhet se prapa kësaj iniciative mund të qëndrojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Maloku u përgjigj: “Gjithsesi dhe nuk është vetëm ish-partia e tij, janë edhe partitë tjera që kanë vizita në Kosovë për të përdorur çështjen e Kosovës për atje”./Klankosova.tv