Profesori universitar, Fadil Maloku ka publikuar një status lidhur me ikjen dhe migrimin e shqiptarëve i cili është rritur në masë të madhe ditëve të fundit.
Ai në bazë të analizave sociologjike thotë se natyrshmëria identitare e një kombi dhe një shteti të ri, mund të ruhet përmes origjinalitetit social, formimit politik, emancipimit kulturor, besimit fetar, e sidomos përmes ambicieve ushtarake.
Derisa, ikja e qëllimshme ose e detyrueshme nga ky qëllim, e zbehë natyrshmërinë identitare.
Maloku, tutje përmend ikjen e shqiptarëve nga vendet e tyre si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i zi, duke thënë se po migrojnë ashpër nga “guri” i vendlindjes së tyre.