Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku thotë se kërkesa e kryeministrit Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes bazike është veprim normal juridiko-politik.
Maloku në një prononcim për GazetaBlic thekson se, vendosja e nënshkrimit në letrën e pajtimit, e fuqizon vullnetin për ta jetësuar atë.
“Pa komentuar rimën që është në diskursin politik të kryeministrit Kurti, konsiderojë që kërkesa e përqendrimi i tij tek nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike me gjitha dokumentet tjera përcjellëse, që kanë ndodhur mes Kosovës e Serbisë, është veprim normal juridiko-politik. Vendosja e nënshkrimit në letrën e pajtimit, e fuqizon vullnetin për ta jetësuar atë”, tha Maloku.