Sot, për ditën e tretë me radhë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar dëshminë Naim Maloku, në kuadër të procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Gjatë dëshmisë së tij, Maloku tha se është vështirë që të kuptohet funksionimi i një ushtrie që është ngritur nga një popull i robëruar, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt.
“Është vështirë me e kuptu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptu një Ushtri që ngritet prej një populli të robnum, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës” – Maloku u përgjigj kështu në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon.