1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Maloku: Beteja në veri është për resurset marramendëse të Trepçës, jo për të drejtat e serbëve

Fadil Maloku, profesor universitar dhe nganjëherë edhe analist në televizionet tona, ka shkruar një status në të cilën thekson se “me barrikadat serbe s’është kah humb Kosova”.

Sipas tij, beteja në veri nuk është duke u zhvilluar për të drejtat e serbëve të Kosovës, por për Trepçën.

Postimi i plotë:

Me barrikadat serbe s’është kah humb Kosova, por, po fiton shteti!

Është pak paradoksale, por, është edhe më se e vërtetë që në “barrikadat serbe” të veriut të Kosoves, ka edhe një fatlumi tejet interesante e domethënëse! Në fakt, duhet konstatuar se; atje nuk po zhvillohet “beteja” për të DREJTAT e serbëve (ngase, ata gëzojnë më shumë të drejta se çdo serb në Serbi!) por, për KONTROLLIN e resurseve marramendëse që i posedon Trepça dhe Ujmani. Resurse, këto që sipas CIA-s amerikane, e arrijnë vlerën monetare të 500 (pesqind!) miliard dollarësh!

Faltlumia interesante, ka të bëjë me aktin dhe me faktin se ky “barrikadim i serbëve”, përveç tjerash e ka;

1. REDUKTUAR dukshëm konsumin mallrave nga Serbia(ku thuhet që diku rreth 400-500 milion€ shkojnë në “xhep”të saj), por edhe të krimit dhe korrupsionit midis grupeve kriminale Serbi -Kosovë;

2. VERIFIKUAR dhe vërtetuar lojalitetin e qytetarëve të ndershëm serb që shkaku i frikës dhe shantazhit iu kanë bashkëngjitë histerisë së kundërshtimit tē pushtetit legal dhe legjitim të Kosovës;

3. VËSHTËRSUAR qarkullimin e hyrje-daljeve të kontrabandistëve serbo-shqiptar në pikat kufitare:

4. ASHPËRSUAR “kriterin për rekrutimin e paramilitarëve dhe mercenarëve serbo-rus;

5. PAMUNDËSUAR korrespodencën mediale dhe ate sociale midis grupeve rusofile, brenda dhe jashtë Serbisë;

6. KONSUMUAR skajshmërisht frustrimin (e improvizuar!) të qytetarëve serb të Kosovës;

7. KALKULUAR me saktësi milimetrike gatishmërinë e yryshit të Serbisë, po edhe yryshin tonë për t’u riballafaquar edhe një herë;

(Qeveria e Republikës se Kosovës, anipse e paguan rrymën elektrike për serbët lokal, ata nuk e njohin këtë autoritet suprem! Kurrkund në botë nuk ndodh që një komunitet si pakicë absolute të marr dy rroga! Të vetmit janë pakica serbe që merr; një nga Republika e Kosovës dhe një nga Republika e Serbisë!?)

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img