Në Mallakastër, një 31-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 16-vjeçe.
Kërkimi për 31-vjeçarin erdhi pas lindjes së vajzës së mitur, e cila deklaroi në spital se babai i fëmijës është i dyshuari B.H, transmeton klankosova.tv.
“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.