10.7 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Malishevë: Hajni vjedh një veturë nga parkingu i një marketi, shoferja i la çelësat brenda

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Banjë të Malishevë, ku një person ka arritur ta vjedhë një veturë nga parkingu i një marketi. 

Sinjali mëson se 22-vjeçarja e kishte parkuar veturën aty pasi punon në market dhe brenda kishte lënë çelësat e veturës dhe dokumentacionin.

Kështu hajni e pati më ‘lehtë’ që ta kap veturën dhe të zhduket. 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img