4.8 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Buy now

spot_img

Malishevë: 14-vjeçari ia drejton armën bashkëmoshtarit, përleshen në afërsi të shkollës

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë qoftë zjarri, apo të ftohta. Edhe më shqetësuese është fakti që ato shpeshherë përdoren gjatë përleshjeve fizike.

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot në fshatin Senik të Malishevës, ku në afërsi të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Gjergj Fishta’, dy nxënës janë përleshur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njëri prej të miturve ishte i armatosur dhe i kishte drejtuar armën bashkëmoshatarit të tij.

Sinjali mëson se gjithë ngjarjen e ka parë njëri prej mësimdhënësve të shkollës, i cili kishte ndërhyrë në përleshjen mes nxënësve.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast kanë shoqëruar në stacion policor dy të miturit të cilët janë intervistuar në prezencën e zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Bazuar në dëshmitë e tyre, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre, e që më pas 14-vjeçari kishte marrë në shtëpinë e tij armën e zjarrit me të cilën e kishte kërcënuar të miturin tjetër.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Kanosje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img