Site icon PrishtinaPress

Malisheva po përballet me reduktime të mëdha elektrike, reagon ashpër Ekrem Kastrati

Kryetari i Malisheves, Ekrem Kastrati, ka reguar për reduktimet e mëdha të rrymës elektrike në Malishevë.

Kastrati ju ka bërë thirrje kryeministrit KEDS-it që vetëm këtë komunë po mbetet pa energji elektrike të trajtohet urgjentisht.

“I bëj thirrje kryeministrit, KEDS-it dhe mekanizmave tjerë të nivelit qendror, që shqetësimin e Komunës së Malishevës për këtë trajtim kaq të pa ndershëm që po u bëhet qytetarëve tanë, që edhe në prag të vitit 2024, vetëm komunën tonë po e lenë në terr, të trajtohet urgjentisht, në mënyrë që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, ashtu si çdo komunë e Kosovës”, ka thënë Kastrati./Indeksonline/

Exit mobile version