Site icon PrishtinaPress

Malisheva-Gjilani, ndeshja e vetme e ditës së sotme në Superligë

Java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me një ndeshje në program.

Malisheva do ta presë Gjilanin në përballjen që fillon nga ora 13:0

Malisheva vjen pas barazimit pa gola me Feronikelin 74 javën e kaluar, kurse Gjilani nuk luajti fare, pasi ndeshje e tyre me Ballkanin u shtye.

Aktualisht, Malisheva gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, pesë më pak se Drita e Llapi që mbajnë pozitën dy, respektivisht tre.

Në anën tjetër, Gjilani gjendet i shtati me 14 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Exit mobile version