Malisheva ka shënuar fitore bindëse 0-4 ndaj Llapit, në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 41-të, kur Isgandarli realizoi për 0-1. Malisheva e dyfishoi epërsinë në minutën e 57-të, me Ibishin që ishte i saktë nga pika e bardhë, transmeton KosovaPress.
Vetëm tri minuta më vonë, Talla shënoi për 0-3, ndërsa rezultatin përfundimtar 0-4 e vulosi Mark Bushaj në minutën e 84-t.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 13 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e tetë me vetëm tri pikë pas gjashtë ndeshjeve.
