Site icon PrishtinaPress

Malisheva deponon ankesë në FFK kundër Mervan Bejtullahut, thotë se po e kriminalizon futbollin kosovar

Klubi i futbollit Malisheva ka deponuar sot ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës kundër gjyqtarit të futbollit, Mervan Bejtullahu.

Klubi i Superligës konsideron se referi në fjalë e ka dëmtuar këtë ekip në ndeshjen e fundit kundër Dukagjinit, ndërsa thotë se referimi i tij skandaloz e ka prishur imazhin e FFK-së dhe po e kriminalizon futbollin kosovar.

Gjithashtu, Malisheva planifikon të ankohet edhe në UEFA në gjyqtarin Bejtullahu, për të cilin ky klub thotë se duhet të ndalet një herë e përgjithmonë, ndërsa atë “persona non-grata” së fundi e shpalli edhe FC Prishtina.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi i futbollit Malisheva sot.

Exit mobile version