-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Maliqi: Vucic po synon të shkaktojë përçarje me deklaratat për Mustafën dhe Veselin

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic mbrëmë në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë ka komentuar zhvillimet në Kosovë duke thënë se skena e politikës kosovare është duke ndryshuar. Ai ka thënë se Isa Mustafa është duke u dobësuar ndërkohë që Kryeparlamentari Veseli po fuqizohet.

Vuçiq, i cili është edhe kandidat për President të Serbisë ka folur edhe për Isa Mustafën dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Isa Mustafa e ka humbur rolin e tij, kurse Kadri Veseli po rritet dhe fuqizohet, e kjo, është keq për Serbinë”, është shprehur  Vucic.

Ai duke kujtuar takimin e fundit në Bruksel tha se për herë të parë është “frikësuar”, pasi që siç theksoi ai, nuk e kishte kuptuar çfarë kishin bërë ata të BE-së dhe çfarë kishin bërë shqiptarët.

Mirëpo këto deklarata të kryeministrit serb ku flet për Mustafën dhe Veselin, sipas analistit Shkëlzen Maliqi, po bëhen për të krijuar huti dhe përçarje në opinionin  kosovar.

“Ai tani po kandidon për Kryetar të Serbisë, dhe mbase i ka këto deklarata për konsum të brendshëm. Por nuk do t’i merrja seriozisht, intenca e tij është ndoshta të krijoj huti dhe ndikojë në përçarje tek opinioni i Kosovës dhe koalicioni aktual qeverisës me te cilin zhvillohet dialogu ne Bruksel”, thotë Maliqi për Express.

Madje Maliqi vlerëson se kryeministri serb Vucic ka më së paku të drejtë të “brengoset” për politikanët që e udhëheqin Kosovën.

“Sidomos nëse vlerësimet e tij bazohen në të kaluarën e një politikani çfarë është Kadri Veseli,  për të cilin thotë se ia ka frikën, atëherë i jep të drejtë te gjithëve që ta vlerësojnë atë për të kaluarën ,e tij të lidhjeve, veprimeve dhe deklaratave në kuadër të një regjimi kriminel i Millosheviqit dhe Sheshelit” u shpreh për Express, analisti Shkëlzen Maliqi.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 9 prill të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img