Analisti politik, Agon Maliqi, ka reaguar për shprehjen që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka përdorur ndaj Bashkimit Evropian, duke e quatjur BE-në si një “tigër prej letre” që s’mund të ofrojë siguri pa SHBA-në.
Maliqi thotë se BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por pyet se ku ka ironi më të madhe që një kritikë të tilël ta drejtojë një “qeveri macesh e maçokësh” që sillen si tigra në kurriz të NATO-s.
Analisti politik thotë se një vetëbesim i tillë është “vetëbesim i budallës” dhe sipas tij tregon mungesën e plotë të vetëdijes për imazhin e vet rrënuar në perëndim.
“BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por nuk ka ironi më të madhe se këtë kritikë t’ia drejtojë një qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur të ishin tigra në kurriz të NATO-s. Ky lloj i vetëbesimit të budallës dhe kjo mungesë e plotë e vetëdijes për imazhin e vet të rrënuar në perëndim, e ka kthyer këtë qeveri në parodi zbavitëse për vëzhguesin mesatar të huaj, dhe në “krinxh” dhe torturë të pafund për këdo me dy fije mend brenda vendit”, ka shkruar Maliqi.