Site icon PrishtinaPress

Maliqi ngrit dyshime të mëdha: Kush në VV i fryu dhe po i fryn konfrontimit me SHBA-të?

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur dyshime mbi prishjen e raporteve të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ai thotë se dikush brenda Lëvizjes Vetëvendosje “po i fryn” mosbesimit në aktorët e vetëm që mund të zbatojnë një marrëveshje të mirë për Kosovën.

Maliqi duke komentuar deklarimin e Konjufcës i cili e quajtur “deal(marrëveshje i.e) të mirë, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të njohjes de facto, shkruan Paparaci.com.

Ai e ka përgëzuar Konjufcën për guximin.

Glauk Konjufca dje tha diçka të rëndësishme dhe të saktë. Tha se u është dukur “deal” i mirë një marrëveshje që në këmbim të Asociacionit të nënshkruar prej qeverive të kaluara (pa kompetenca ekzekutive) të fitohet njohja de fakto, apo zhbllokimi ndërkombëtar. Absolutisht, në rrethanat e tanishme ky është “deal-i” më i mirë i mundshëm dhe Konjufca meriton respekt për guximin për ta pranuar këtë publikisht.”, tha Maliqi.

Megjithëkëtë, Maliqi e sheh një problem. Ai ka thënë se pse në rrugën drejt kësaj marrëveshjeje, u hap një front konfrontimi me SHBA-të, që janë garantuese të kësaj marrëveshjeje “të mirë”.

Por këtu ka një problem. Ta lëmë anash faktin se militanti online e ka masakruar si tradhëtar këdo që e ka propozuar këtë “deal” si të mirë. Mbeten shumë pyetje: pse në rrugën drejt këtij “deal-i” u hap një front konfrontimi dhe u vendos të futeshim në negociata jo me Serbinë, por me SHBA-të, të cilat cila u ofruan si garantuese të këtij “deal-i” të mirë (kujto letrën e Chollet dhe Escobar)?”, thotë Maliqi.

Ndër të tjera, Maliqi ka pyetur se kush brenda Lëvizjes Vetëvendosje i ka i fryu dhe po i fryn mosbesimit te aktorët ndërkombëtarë, të vetmit që mund ta zbatojnë këtë marrëveshje të mirë (SHBA-të).

“Çfarë u mendua se do të fitohej me qasjen ndaj veriut që binte ndesh me interesat e NATO-s, e që tash po na kthehet bumerang? Kush brenda VV i fryu dhe po i fryn mosbesimit në aktorët e vetëm që mund ta zbatojnë këtë deal të mirë? Kjo kontadiktë duhet zgjidhur, sepse të thuash se diçka është e mirë dhe të punosh kundër saj nuk shkon.”, tha Maliqi. /Paparaci.com/

Exit mobile version