Site icon PrishtinaPress

Maliqi: Mbulesa nuk përbën kërcënim për askënd që t’i mohohet e drejta për arsim

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka mbajtur sot konferencë për media para ministrisë së Arsimit, për faktin se një nxënëse 18-vjeçare, u largua nga shkolla në Pejë shkaku i bartjes së mbulesës.

Maliqi thotë se një vajzë me shami nuk përbën kërcënim për askënd, që t’i mohohet e drejta e arsimit.

Jemi në javën e katër që 18-vjeçarja nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë ka mbetur në shtëpi, pasi ajo u largua nga shkolla më 2 shtator, për shkak të bartjes së shamisë. Ky largim u bë pa ndonjë vendim zyrtar. Një vajzë me mbulesë nuk e kërcënon Pejën e asnjë person tjetër”, tha Maliqi.

Tutje ai thotë se këto ballafaqime janë që nga viti 2010, dhe kërkon nga shteti një demokraci më të avancuar.

“Që nga viti 2010 kemi qenë të ballafaquar me pasojat e ndalimit të bartjes së uniformës fetare në shkolla. Një ndalesë që buron nga një udhëzim administrativ i ministrisë së Arsimit. Ky udhëzim më shumë ka shkaktuar huti dhe kunfuzion sesa ndihmë.  Ky udhëzim, pavarësisht qëllimit të tij, ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne e respektojmë këtë udhëzim, sepse këtë shtet kemi, por duam një demokraci më të avancuar sesa kjo që e kemi”, u shpreh ai.

Exit mobile version