20 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Maliqi komenton deklaratën për “zhdukjen e opozitës”: Më gjasë Kurti s’paska mësuar asgjë prej gabimeve të paraardhësve të tij

Analisti Agon Maliqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti, që sot tha se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”.

Maliqi tha se me këtë deklaratë Kurti po trego se nuk ka mësuar nga gabime e paraardhësve të tij në pozita udhëheqëse, pasi sipas tij votuesi Kosovar tregon mirëkuptim por e ndëshkon arrogancën apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa”.

“Me këtë deklaratën e sotme se “nuk dëshiron të mbajë zgjedhje sepse nuk e dëshiron zhdukjen e opozitës”, Kurti po tregon se me gjasë nuk paska mësuar prej gabimeve të paraardhësve të tij në pozita udhëheqëse. Votuesi kosovar është goxha mirëkuptues, por më shumë se çkado tjetër e ndëshkon arrogancën, apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa” edhe pa prodhuar rezultate”, ka shkruar Maliqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img