Site icon PrishtinaPress

Mali i Zi voton për hyrjen në NATO

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar vendimin për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Gjithsej 46 deputetët votuan.

“Këta deputetë sot kanë privilegj historik. Ky vendim nuk ka mund të merret askund tjetër pëerveç në Cetinje. Ditën e sotme e shkruajmë në historinë më të ndritshme të Malit të Zi”, ka porositur në fjalën e tij të hryjes kryeministri Dushko Maroviq.

Ai ka paralajmëruar se vendimi në Senatin e Spanjës do të merret brenda dhjetë ditëve të ardhshme. Ky do të jetë verifikimi i fundit i nevojshëm që Mali I Zi të bëhet edhe formalisht anëtari I 29 I Aleancës.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ka shprehur keqardhjen e tiji pse një pjesë e opozitës që e kundërshton anëtarëismin nuk do të jetë në sallë për të shprehur argumentet e saj.

Në seancën e Kuvendit ka marrëpjesë edhe presidenti Filip Vujanoviq, si dhe ish kryetarët e Kuvendit Radivoje Brajoviq, Velisav Vuksanoviq dhe Darko Pajoviq.

Përfaqësuesit e Frontit Demkoratikdhe organizatave që kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kanë porositur nga tubimi në Cetinje pak para seancës se nuk do ta pranojnë vendimin e parlamentit për vërtetimin e marrëveshjes, me të cilën sigurohen kushtet për hyrjen e Malit të Zi në Aleancë.

Exit mobile version