3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mali i Zi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviq raporton më tre maj në kuvend

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën e tre majit do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Siç raporton mediumi malazez “Analitika”, për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive në pushtet, që pretendojnë se janë shkelur procedurat, kjo për shkak se si çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë malazeze.

Një hap më tej bëri Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili njoftoi se do të kërkojë nga Qeveria një raport për arsyet dhe mënyrën e marrjes së vendimit për të mbështetur fillimin e procedurës për pranimin e Kosovës në KiE.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img