Sot i është dhënë fund një ndër çështjeve më të rëndësishme të vendit, asaj të ratifikimit të demarkacionit.
Në Kuvendin e Kosovës sot është arritur të votohet pro arritjes së marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, me 80 vota pro.
Edhe pse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhën që të kundërshtonin në disa forma, ndër to edhe hedhjen e gazit lotsjellës për pesë herë radhazi, ratifikimi i demarkacionit u arrit.
Demarkacioni është njëra ndër kushtet e plotësuara të Kosovës në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet udhëtimi pa viza në zonën Shengen.
Pas gjithë kësaj, ka ardhur edhe një reagim nga zyrtarët e Malit të Zi.
Në profilin zyrtarë të Malit të Zi në Twitter është shkruar: BE dhe NATO hapën dyert për Kosovën, duke ia bashkuar kështu një fotografi nga momenti i votimit.
Votimi i demarkacionit afron qytetarët e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s duke mbetur edhe plotësimi i kushtit të luftimit të krimit dhe korrupsionit.