Mali i Zi dënon fuqishëm çfarëdo përpjekje për të përvetësuar territorin e shtetin të Ukrainës, deklaroi presidenti malazias, Millo Gjukanoviç.
Të ashtuquajturat referendume të zhvilluara në rajonet e pushtuara të Ukrainës, nën presionin e konfliktit ushtarak, janë të papranueshme, tha presidenti Gjukanoviç.
Në mënyrë të vazhdueshme, tha presidenti malazias, Anëtari i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit, përkatësisht Rusia, po shkel të drejtën ndërkombëtare.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në anën e Ukrainës, integritetit territorial dhe sovranitetit të saj”, shkroi Gjukanoviç në Twitter./Prishtinapress/