Site icon PrishtinaPress

Malazezët votojnë masivisht në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Shtetasit e Malit të Zi i janë përgjigjur masivisht thirrjes për dalje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Aty po garojnë presidenti aktual, Milo Gjukanoviq dhe konkurrenti i tij, Jakov Milatoviq. 

Sipas informatave zyrtare, dalja në deri në orën 19 kanë dalë në zgjedhje 67.1% e personave me të drejtë vote. 

Pjesëmarrja më e madhe deri në orën 18 në zgjedhjet e dyta presidenciale është shënuar në Shavnik – 82,39 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Pas Shavnikut, pjesëmarrja më e madhe është në Pluzhine, Kolashin, Mojkovac, Pljevlja dhe Danilovgrad.

Pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Guci, ku kanë votuar pak më shumë se 32 për qind e votuesve, pasuar me pjesëmarrjen më të ulët në Ulqin dhe Tuzi.

Exit mobile version