Arjan Yze rreth 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Majlinda Yze, rreth 50 vjeçe, nga Devolli humbën tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në përroin e Lengajcës.
Çifti po ktheheshin nga Tirana për në Devoll. Makina e tyre ka rënë në përrua gjatë natës por është gjetur sot në mëngjes.
Por humbja e kontaktit me të afërmit, vuri në alarm familjen. Ndërkohë mëngjesin e sotme u identifikua mjeti i aksidentuar, ndërsa u bë menjëherë ndërhyrja për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.
“Sipas informacioneve, mësohet se ishin nisur nga kryeqyteti mbrëmë për të mbërritur në Devoll. Por humbja e kontaktit ka vënë në alarm të afërmit që janë vënë në kërkim. familjen. Në afërsi të Pishkashit ky automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit është identifikuar”, raportoi gazetari./PrishtinaPress/