-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Makarona me brokoli: Një vakt i shijshëm që gatuhet në vetëm 15 minuta!

Ne ju sjellim një recetë të mrekullueshme për makarona të shijshme dhe të thjeshta

Përbërësit:

– 0,5 kg makarona sipas dëshirës,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 1 lugë gjelle gjalpë,
– 0,5 kg brokoli,
– 2 thelpinj hudhre,
– lëvore dhe lëng i një limoni,
– 140 ml ajkë kosi për zierje,
– 50 gramë parmixhan,
– 3 lugë gjelle të freskët borzilok,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

1. Hidhni makaronat në ujë të vluar me kripë dhe ziejini për disa minuta, derisa të zbuten pak.

2. Ndërkohë në tigan shtoni vajin e ullirit, gjalpin dhe brokolin e grirë. Pas pesë minutash, shtoni hudhrën, lëvoren dhe lëngun e limonit dhe skuqeni për disa minuta.

3. Shtoni kosin dhe e lëreni të vlojë, më pas shtoni parmixhanin.

4. Kullojini makaronat dhe shtoni salcën. Mëlmesa, sipas shijes. Dekorojeni me borzilok.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img