Derisa po pritet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa ka thënë se ndonëse nuk presin që të ketë tensione në betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme n[ aspektin e siguris[.
“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre, i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inagurim. Kem zyrtar civil brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër”, ka deklaruar ai.