Pas ardhjes nga Rio ku fitoi medaljen e artë në xhudo, Majlinda Kelmendi sot ka udhëtuar për në Gllogjan.
Me këtë rast Majlinda është takuar me prindërit e dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj si dhe ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kelmendi së bashku me Nora Gjakovën dhe trajnerin e tyre Driton Kuka janë pritur në kullën e Haradinajve nga kryefamiljari Hilmi Haradinaj.
Majlinda, Nora si dhe tërë ekipi janë veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar ndërsa në Gllogjan janë pritur nga deputetë dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.
Familja Haradinaj për Majlinda Kelmendin ka ndarë dekoratën me emrin e dëshmorit Shkëlzen Haradinaj.