Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka janë takuar me drejtorin e Valas, Agron Mustafa për të diskutuar për mundësi bashkëpunimi për Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokjo.
Vala ka qenë sponsor gjeneral i Federatës së Xhudos gjatë suksesit të madh në Lojërat Olimpike në Rio, ku Majlinda fitoi Medaljen e Artë.
Kosova pritet të përsërisë suksesin e arritur dy vite më parë në Olimpiadën e radhës në Tokjo të Japonisë.